Një urë takimi për thirrjen në trojet shqiptare
Pse lind Forumi
Pse lind Forumi i Thirrjes
Forumi është një mundësi për të parë se ku jemi, çfarë kemi arritur, cilat janë sfidat tona dhe, mbi të gjitha, çfarë mund të bëjmë së bashku për të ardhmen.
Ky forum shërben si urë e rëndësishme takimi për shoqatat, grupet e davetit, personalitetet, thirrësit dhe aktivistët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe diaspora.
Forumi krijon një hapësirë të përbashkët për njohjen e ndërsjellë, prezantimin e nismave, raportimin e punës dhe rezultateve, shkëmbimin e përvojave, trajtimin e sfidave dhe identifikimin e mundësive të reja për zhvillim.
Përmes këtij takimi vjetor synojmë të nxisim një frymë më të fuqishme bashkëpunimi, solidariteti dhe përgjegjësie të përbashkët, duke krijuar ura komunikimi ndërmjet subjekteve të thirrjes dhe duke inkurajuar ide, iniciativa dhe modele të reja të veprimit.
Besojmë se njohja e punës së njëri-tjetrit, ndarja e përvojave dhe bashkimi i potencialeve janë hapa thelbësorë drejt një thirrjeje më të organizuar, më cilësore dhe më efektive.
Kush bashkohet
Një urë takimi për mbarë hapësirën shqiptare
Forumi bashkon ata që punojnë për thirrjen në terren dhe në hapësirat digjitale, nga i gjithë rajoni dhe nga diaspora.
Subjektet
- Shoqatat
- Grupet e davetit
- Personalitetet
- Thirrësit
- Aktivistët
Rajonet
- Kosova
- Shqipëria
- Maqedonia e Veriut
- Lugina e Preshevës
- Mali i Zi
- Diaspora
Misioni ynë
Të krijojmë një platformë vjetore profesionale dhe vëllazërore, ku puna e palodhshme në terren dhe në hapësirat digjitale merr zë, vlerësim dhe drejtim të ri.
Përmes këtij takimi të rëndësishëm, ne synojmë:
- 01
Të nxisim njohjen e ndërsjellë ndërmjet subjekteve të thirrjes në trojet shqiptare dhe në diasporë.
- 02
Të prezantojmë nismat, punën dhe rezultatet e arritura, në terren dhe në hapësirat digjitale.
- 03
Të shkëmbejmë përvoja dhe t'i trajtojmë së bashku sfidat me të cilat përballet thirrja.
- 04
Të ndërtojmë ura komunikimi, bashkëpunimi, solidariteti dhe ndihme të ndërsjellë.
- 05
Të identifikojmë hapësira dhe mundësi të reja për zhvillimin e thirrjes.
- 06
Të inkurajojmë ide, iniciativa dhe modele të reja të veprimit, për një thirrje më të organizuar dhe më cilësore.
Fillimi i një tradite
Forumi i parë i Thirrjes
Forumi i parë i Thirrjes është iniciuar nga Grupi JAP, me përkrahjen dhe mbështetjen e grupeve të tjera të davetit, shoqatave, personaliteteve dhe thirrësve nga trojet shqiptare. Ai shënon fillimin e një tradite të re të takimit dhe bashkëpunimit të përbashkët.
- Qartësi
- Dinjitet
- Hapje
Edicioni i parë
16:125
Ftesë për pjesëmarrje
Bëhuni pjesë e kësaj tradite të re
Numri i pjesëmarrësve është i limituar dhe shërbehen të parët që aplikojnë. Aplikoni si pjesëmarrës në audiencë ose si prezantues i nismës suaj.